Ushtria kineze ka krijuar një kallashnikov me laser si në filmin e njohur Star Wars, i cili është në gjendje të shkaktojë ‘dhimbje përtej imagjinatës.
Kjo armë mund të qëllojë shenjën pothuajse nga një kilometër largësi, duke përdorur një rreze të energjisë që nuk mund të shihet por shkakton “karbonizim të menjëhershëm” të lëkurës njerëzore.
Arma, e cila është mjaftueshëm e fuqishme sa për t’i kaluar edhe dritaret, mund t’i djegë rrobat brenda sekondës, thonë shkencëtarët.
Burime të ndryshme thonë se arma është gati të hyjë në prodhim të gjerë dhe së pari do t’iu jepet skuadrave antiterror.
Arma u krijua në Institutin “Xian” që ndodhet në Akademinë Kineze të Shkencave, në provincën Shaanxi.
Burimet thonë se arma 15mm kalibërshe mbushet përmes një baterie litium dhe mund të montohet në vetura, anije dhe aeroplanë.