11:14 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Uzbekistan: Burgosen 23 persona pasi vdiqën dhjetëra fëmijë që përdorën një shurup kundër kollës

21:56 | 26/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Uzbekistan: Burgosen 23 persona pasi vdiqën dhjetëra fëmijë që përdorën një shurup kundër kollës

Një gjykatë në Uzbekistan i ka dënuar me burgim 23 persona, për shkak të vdekjes së 68 fëmijëve që kanë përdorur një shurup të kontaminuar kundër kollës.

Të pandehurit janë shpallur fajtorë për evazion fiskal, shitje të ilaçeve të falsifikuara ose nën standard, abuzim të pozitës publike, neglizhencë, dhe ryshfet. Dënimet dallojnë prej dy deri në 20 vjet. Numri i vdekjeve të bëra publike prej gjykatës në qytetin e Tashkentit është më i lartë sesa që është raportuar më parë. Rreth 65 vdekje janë regjistruar në nisje të procesit gjyqësor gjashtëmujor dhe prokurorët i kanë shtuar edhe tri të tjera muajin e kaluar. Shurupet e kontaminuara janë prodhuar nga Marion Biotech në Indi dhe janë shpërndarë prej Quramax Medical në Uzbekistan.

Me 20 vjet burgim, dënimin më të madh, është dënuar Singh Raghvendra Pratar, drejtor ekzekutiv në Quramax Medical. Ish-zyrtarë të lartë, që kanë qenë përgjegjës për licencim të ilaçeve të importuara, janë dënuar po ashtu me shumë vjet burgim, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Në janar të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se dy shurupe për kollën të Marion Biotech janë nën standard, pasi 18 fëmijë uzbekë kanë vdekur, pak pas përdorimit të tyre. OBSH-ja pati thënë se dy shurupet – Ambronol dhe Dok-1 Max – kanë pasur sasi të papranueshme të konaminuesve. Marion Biotech i ka mohuar akuzat, atëbotë, dhe pati thënë se nuk pajtohet me gjetjet.

Prodhimi më pas është pezulluar prej Ministrisë së Shëndetësisë në Indi, dhe licenca e kompanisë është pezulluar prej autoriteteve në rajonin Utar Pradesh të Indisë, ku e ka pasur selinë. Në mars të vitit të kaluar, licencat e kompanisë janë anuluar përfundimisht. Gjykata ka vendosur që familjet e 68 fëmijëve që kanë vdekur, do të kompensohen me nga 80.000 dollarë.

Shumën e njëjtë të parave do ta marrin edhe familjet e katër fëmijëve që kanë mbetur me pasoja, pasi e kanë konsumuar shurupin./ REL

Pas

Atleteve franceze që ushqejnë me gji u ofrohet hotele në Lojërat Olimpike të Parisit

Para

U rrit konsumi i karburantit, të ardhurat nga taksa e qarkullimit arrijnë 190 mln euro më 2023

Para
U rrit konsumi i karburantit, të ardhurat nga taksa e qarkullimit arrijnë 190 mln euro më 2023

U rrit konsumi i karburantit, të ardhurat nga taksa e qarkullimit arrijnë 190 mln euro më 2023

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.