Një dozë javore me vaj ulliri mund të jetë më e mirë se vigra në përmirësimin e performancës së meshkujve në dhomën e gjumit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës, në Greqi, thonë se vetëm 9 lugë gjelle nga ky përbërës janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e impotencës me gati 40%/
Vaji i ullirit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si mbrojtja e enëve të gjakut apo përmirësimi i qarkullimit të gjakut në të gjithë trupit.
Një studim i kryer tek më shumë se 600 meshkujt me një moshë mesatare 67 vjeç zbuluan se ata që ndjekin një dietë të stilit mesdhetar – të pasur në fruta, perime, bishtajore, peshk, fruta të thata dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme me shëndetin riprodhues.
Vaji i ullirit mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit, duke ulur kështu rrezikun e disfunksionit erektik.
Lodhja, ankthi dhe konsumimi i alkoolit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin riprodhues te meshkujt, shkruan gazeta shëndeti.
Drejtuesja e studimit, dr. Christina Chrysohoou, thotë se dieta dhe aktiviteti fizik janë çelësi për të përmirësuar performancës seksuale te meshkujt në moshë të mesme ose të moshuarit.