21:50 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Kastriot Çipi: Ligji ‘Fusha SH.P.K’ ka vdekur, por Rama dhe Veliaj do përdorin marifete tjera. Nuk lejojmë asnjë kullë tek teatri

17:09 | 10/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Kastriot Çipi: Ligji ‘Fusha SH.P.K’ ka vdekur, por Rama dhe Veliaj do përdorin marifete tjera. Nuk lejojmë asnjë kullë tek teatri

Regjizori Kastriot Çipi i ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar se përgjgijia e Komisionit Europian në lidhje me ligjin për teatrin ka ekuivoke. Ai deklaroi se do të kërkohët nga BE që të shpjegojë më qartë qëndrimin e saj, pasi nga njëra anë thotë që nuk shkel MSA-në por nga ana tjetër cënon konkurrencën e lirë pasi firma ‘Fusha SH.P.K’ ishte parazgjedhur si fituese.

“Të shpjegojë në detaje qëndrimin se kjo letër ka ekuivoke, nga njëra anë thotë nuk shkel MSA-në dhe nga ana tjetër është për konkurrencën e lirë”, tha ai ndër të tjera duke shtuar se letrën e BE-së e shikon më shumë si një qokë për qeverinë.

Çipi, nga ana tjetër u tregua mjaft i qartë në fjalën e tij kur tha se pavarësisht qëndrimit të BE-së shembja e teatrit do të kundërshtohet me vendosmëri edhe nëse “BE thotë se ligji është i shkëlqyer”.

Shqiptarët sipas regjizorit duhet ta kuptojnë se BE nuk është e shqetësuar për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, identitetin e tyre apo se çfarë gjuhe flasin, por mjafton që kufijtë e BE-së të zgjerohen dhe të ruhet stabiliteti.

Kastriot Çipi theksoi se ligji aktual për teatrin është i vdekur dhe nuk ka më asnjë vlerë. Por ai shprehu shqetësimin se mundet që Veliaj dhe Rama të përdorin forma të tjera, që gjithsesi parashikojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Por kjo nuk do të lejohet në mënyrë kategorike. “Nuk lejojmë asnjë kullë aty”, tha ai.

“Ky ligj siç është ka rënë. Ky ligj nuk ka më asnjë vlerë. Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë, Rama është i paparashikueshëm, nuk heq dorë nga fitimi i parave. Dyshoj se ai do të gjejë një formulë tjetër por nuk ka për të qenë e lehtë. Nuk ka më ligj special ‘Fusha’ ai ligj nuk ekziston më.

Shqetësimi i BE-së nuk është trashëgimia kulturore, nuk është problmi i BE-së por i shqiptarëve. Bashkimi Europian është bashkim ekonomik mbi të gjitha dhe për këtë është i shqetësuar për mungesën e konkurrencës tek ligji special Fusha, sepse është paracaktuar fituesi.

Ta zëmë se do rikthehet ‘ligji Fusha ’ku nuk do të jetë ‘Fusha SHPK’ por do jetë një tjetër, nuk ndryshon gjë. Ne jemi kundër çdo projekti që tjetërson sado pak historinë. Do të vazhdojmë të insistojmë për një restaurim të plotë pavarësisht se çfarë thotë BE. Jemi mësuar ta shohim BE-në dhe SHBA-në si arbitër’, tha ai.

“Do të kërkojmë  përgjigjen nga BE, që a i shqetëson që një praktikë e qeverisë shqiptare bie ndesh me ligjet shqiptare. Deri dje BE-në në Shqipëri e ka përfaqësuar Vlahutin e cila ka qenë zëdhënëse e qeverisë në shumë çështje të forta.

Ambasadorët e huaj në Tiranë nuk janë engjëj, por duhet të kuptojmë që BE-ja është një bashkim ekonomik që kërkon zgjerimin e saj. Të huajt janë të interesuar për stabilitet”, shtoi ai.

Intervista e plotë:

(B.H/FAXWEB)

Etiketa: kastriot cipiletra e BEteatri
Pas

Vaji i ullirit, më i mirë se viagra

Para

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka!

Para
“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka!

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.