Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë nën prangat e policisë, pasi akuzohet për prostitucion.
Një vajzë nga Ukraina e denoncoi shqiptarin e quajtur Ardian Doda në polici, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj për muaj me radhë. Por jo vetëm kaq. Ai e detyronte 24-vjeçaren të punonte si prostitutë për llogari të tij në Itali.
Vajza ukrainase deklaroi në polici se shkoi në Itali me pritshmëri të tjera, por në fakt përfundoi buzë trotuarit në zonën e Boscofangone.
Pas denoncimit Doda u kap në Rumani. Ai u arrestua dhe u dërgua sërish në Itali. (D.D/Shuplaka)