Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Bourla ishte tepër shpresëdhënës për vaksinën duke thënë se deri në fund të vitit 2021, do të sigurohen të gjitha dozat e nevojshme për ti dhënë fund pandemisë së Covidit.
Deklarata e tij vjen pasi Britania aprovoi vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe partnerin e tij gjerman BionTech. Të dyja kompanitë thanë se vaksina e tyre është 95% efektive.
“Unë jam i sigurtë se deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza se sa kemi nevojë. Ne po bëjmë gjithcka mundemi që të rrisim kapacitetin e riprodhimit, por sfida është se kemi nevojë ta rrisim më shumë në muajt e ardhshëm”, tha Bourla në një konferencë virtual të mbajtur nga Athina.
Agjensia e Barnave dhe produkteve të kujdesit shëndetësor (MHRA) kërkoi aprovim për përdorim emergjent vetëm për 23 ditë pasi Pfizer publikoi të dhënat e para nga faza finale e testeve klinike të vaksinës që pritet të mbërrijë në Britani gjatë javës së ardhshme.
(A.M/Faxweb.al)