Ky shtator duket se do ta gjejë emisionin e humorit ‘’portokalli” pa një nga aktorët e saj më të dashur.
Përveç Bes Kallakut dhe Erion Isait që prej kohësh flitet se do të largohen një tjetër emër i është bashkuar listës. Bëhet fjalë për Gaz Pajën.
I ftuar dje në “Edicionin Veror” në Abc Neës ku ka rrëfyer shumë gjëra interesante nga jeta e tij personale dhe profesionale. Gjatë intervistës, aktori është pyetur nga gazetarja Olsa Muhameti në qoftë se do të vazhdojë “Portokallia”.
Përgjigjia e Gazit ka qenë e prerë: “Nuk e di!”. “Se di, sepse nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauz, e do të vazhdoj vetëm në teatër”.
Pas kësaj nuk na mbetet gjë tjetër, veç se të presim nëse Gazi do të na prezantojë një rol të ri apo me të do të shihemi në një tjetër sezon.