Shumë nga ngjarjet e ndodhura në Turqi dhe në lidhje me terrorizmin kanë mbetur ende pa përgjegjës. Ndërkohë që herë pas here në të gjithë vendin ndërmerren aksione për arrestime dhe hetime për personat përgjegjës.
Vetëm dje është raportuar se rreth 3.500 persona janë arrestuar gjatë një seri operacionesh kundër terrorizmit në Turqi, aksione të udhëhequra nga policia, xhandarmëria dhe rojet bregdetare. Gjatë operacioneve janë sekuestruar 81 makina, 91 armë, 91 pushkë gjuetie, 686 telefona, 762 litra alkool të pa licencuar dhe 103 artefakte historike.
Raportohet për 81 mijë zyrtarë policorë në zhvillimin e operacioneve. (E.K/SHUPLAKA)