Balla: Kuvendi është thirrur në një seancë të rrallë, ndërsa kryeministri i vendit flet për rezolutën disa prej deputetëve valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britani me përmbajtje akte korruptive. Po i njëjti në atë fotografi është nën akuzë zyrtare për korrupsion nga drejtësia. Jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revashi të sundimit të ligjit.
Disa prej jush janë ende të kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur duke ndarë mes njëri-tjetrit ndërgjegjësim që kjo shërben procesit të anëtarësimit në BE.
Në territorin e kësaj Republike sikurse në karriget e kësaj salle nuk mund të ketë as politikanë të paprekshëm dhe as të fortë lagjesh mbi ligjin e qytetarët.