04:54 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vangjeli: Shqipëria në krizë, ja kur mund të mbahen zgjedhjet nëse shtyhen

19:24 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vangjeli: Shqipëria në krizë, ja kur mund të mbahen zgjedhjet nëse shtyhen

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se aktualisht Shqipëria është në krizë, dhe nëse vazhdohet kështu fotografia e situatës së vendit do të jetë akoma më e zymtë se sa sot.

Vangjeli dha disa ide për përmirësimin e situatës së vendit, ku mes të cilave përmendi “çarmatosjen e gjuhës së opozitës” si dhe “marrjen më me seriozitet të opozitës nga ana e mazhorancës”.

Sipas Vangjelit, nëse shtyhen zgjedhjet, paralizohet i gjithë vendi dhe krijohet një vakum në institucione.

Analisti komentoi edhe akuzat e opozitës ndaj Ministrit të ri të Brendshëm të zgjedhur nga kryeministri Rama, Fatmir Xhafaj, duke thënë se opozitarët e sulmojnë për shkak të momentit në të cilin ndodhen.

Opozita nuk e ka fshehur idenë për shtyrjen e zgjedhjeve, Basha tha që edhe nëse qeveria teknike realizohet, duhet të shtyhen zgjedhjet…
Vangjeli: Duhet të përputhen në 1 dy momente, momenti politik dhe mundësitë ligjore. Çdo opozitë në botë, edhe vetë PD dje, si rregull kërkonin zgjedhje të parakohshme. Kjo është opozita e parë që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve. Krahasimi që bëhet me vitin 2007 nuk qëndron gjëkundi. Për momentin mungon vullneti politik. E  dyta – mundësitë ligjore. Mua më japin përgjigje të ndryshme. Me bazën ligjore që ne kemi, nuk e lejon një gjë të tillë. Mandati i një parlamenti zgjat 4 vjet, ai do vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa sa të zëvendësohet. Por parlamenti zgjatet vetëm në rastin e gjendjes së luftës. Kemi dy stinë zgjedhore, nëse nuk i bëjmë në 18 qershor është 25 shtatori dhe pastaj duhet të presim deri në nëntor. Krijohet vakum në institucione. Paralizohet i gjithë vendi. Kjo histori e komplikuar është në ajër sa palët të kenë një komision për reformën zgjedhore, ku palët nuk shkojnë. Fotografia e situatës sot është më pak e zymtë se si do jetë nesër. Nëse vazhdohet kështu më keq do jetë

Çfarë duhet të bëhet për t’u rregulluar situata?
Vangjeli: Duhet të ketë çarmatosje gjuhe, sidomos nga opozita. Mazhoranca duhet ta marrë më me seriozitet një gjë të tillë, se në fillim po e merrte me tallje, sepse përballë ka opozitën reale të vendit.

Zgjedhja e Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm…
Vangjeli: Xhafaj është zgjedhje e kryeministrit. Puna e Presidentit është formale e ceremoniale. Çdo hap tjetër është shkelje e kushtetutës. Kaq ka tagër Presidenti. As tagrin e noterit nuk ka. Dëshira e kryeministrit votohet në parlament. Parlamenti jep miratimin. Çdo ndërlikim tjetër, nuk është aspak ligjor. Presidenti do ishte përballë akuzës së shkeljes së Kushtetutës nëse refuzon dekretimin e Xhafajt. Shqetësues është fjalori komunist nga një çadër të lindur si komuniste. Deklaratat e tyre janë shumë të dëmshme për të ardhmen e vendit. Nuk e kanë me personin, e kanë me kohën.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Lorenc Vangjelishtyrja e zgjedhjeve
Pas

Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

Para

Vidhet laptopi me dokumente të klasifikuara i Shërbimeve Sekrete amerikane, kishte informacion për kullën e Trump

Para
Vidhet laptopi me dokumente të klasifikuara i Shërbimeve Sekrete amerikane, kishte informacion për kullën e Trump

Vidhet laptopi me dokumente të klasifikuara i Shërbimeve Sekrete amerikane, kishte informacion për kullën e Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.