20:21 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

19:08 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra përballë Kryeministrisë me Fatmir Mediun në krah.

Basha iu kthye edhe një herë tjetër emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Sipas tij, ky është një akt lufte, jo për opozitën, por për Shqipërinë.

“Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

“Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, paralajmëroi kreu i PD-së. Ai tha se akuza e opozitës është një kauzë amerikane.

Basha u bëri thirrje edhe disa zyrtarëve të lartë te BE-së që të hapin sytë dhe të mos dezinfirmohen nga gojët e liga që paguhen me paratë e narkotrafikut.

Bashkë me përfaqësues të të përndjekurve politikë, sot kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të tërhiqet dhe të mos pranojë marrjen e postit të ministrit të Brendshëm.
Për të treguar vendosmërinë e opozitës kundër këtij emërimi, Lulzim Basha përdori një gjuhë të fortë.
“Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk do ta kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme, përveçse mbi trupat tanë”, deklaroi kryeopozitari. 

“Ndokush që nuk e njeh mirë historinë e Shqipërisë, mund edhe ta pandehë për ‘qingj’, por shqiptarët e dinë se ka qenë dhe është ujk i vjetër i diktaturës dhe i narkotrafikut”, deklaroi më tej Basha.(M.D/ Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Fatmir Xhafajlulzim basha
Pas

Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP, ja dokumentet dhe afatet e dorëzimit të kërkesës

Para

Vangjeli: Shqipëria në krizë, ja kur mund të mbahen zgjedhjet nëse shtyhen

Para
Vangjeli: Shqipëria në krizë, ja kur mund të mbahen zgjedhjet nëse shtyhen

Vangjeli: Shqipëria në krizë, ja kur mund të mbahen zgjedhjet nëse shtyhen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

Përhapja e madhe e zjarreve në Kretë, evakuohen mijëra njerëz

Hungaria i ka vendosur veton, Zelensky: Ukraina do të bëjë gjithçka për të avancuar bisedimet e pranimit në BE

Gjylameti nuk rizgjidhet deputete: Mesazh falënderimi dhe reflektimi pas 12 vitesh në Kuvend

Kryeminstri Edi Rama del nga mbledhja me dyer te mbyllura ku kishte mbledhur deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025, opozita mungon

Zbulohet biseda mes Presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin

Përfundon takimi i Ramës me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, plagosen disa persona

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.