Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të PS-së për shkak të uljes së numrit të punonjësve të vetingut. Vasili e quan vendimin e djeshëm në komision qesharak sa kohë që vetë qeveria pak kohë më parë miratoi një staf me 100 veta më shumë.
Deputeti i LSI-së shtoi më tej se kjo e vë Kuvendin në një situatë të paprecedentë më parë dhe se komentet e mëtejshme janë të panevojshme.
“Ju keni ndjekur një debat që ne kemi pasur në lidhje me shkurtimit të numrit të punonjësve nga ana e Komisionit të Ligjeve. Numri i punonjësve është shumë i rëndësishëm. Kemi të bëjmë me një maxhorancë qesharake sa edhe tragjike që kërkon të kap drejtësinë, më parë qeveria miratoi më shumë se 100 vende pune se tani dhe vetë mazhoranca më pas e shkurton këtë numër.
Pra i zoti e jep tellalli se shet. Qeveria ka parashikuar 203 punonjës, papritmas i shkurton gjysmë për gjysmë. Kjo për t’ia shtuar skuadrës së kryeministrit me komentues, me fejsbukista që e marrin rrogën kot. Kjo e vë Kuvendin në një situatë të paprecedentë, komentet e mëtejshme janë të panevojshme pasi shifrat flasin vetë. Kemi një raport mes mazhorancës dhe mazhorancës”, u shpreh Vasili.
(E.K/SHUPLAKA)