21:12 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili diskutim me USAID: Profesionalizëm në monitorimin e procesit të reformës në drejtësi

12:59 | 16/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili diskutim me USAID: Profesionalizëm në monitorimin e procesit të reformës në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka pritur sot drejtuesit e lartë të USAID, gjatë një takimi të zhvilluar me ta, ku ka vlerësuar mjaft pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm. Ai është shprehur se edhe personalisht, ka një histori të gjatë bashkëpunimi me USAID, që daton 20 vjet më parë.

Gjatë diskutimit, drejtuesit e USAID prezantuan dhe analizuan ecurinë e njërit prej projekteve kryesore që ka asistuar sistemin e drejtësisë vitet e fundit, “Drejtësi për të gjithë”. Gjatë takimit, këta përfaqësues vunë theksin tek rëndësia e efikasitetit në gjykata, marrja dhe dhënia e një drejtësie pa vonesa, transparenca në ofrimin e shërbimit publik në gjykata, etj.

Gjatë diskutimit u vu theksi tek procesi i regjistrimit audio dhe roli i përfshirjes së Shoqërisë Civile në proceset reformuese të drejtësisë. “USAID ofron mbështetje teknike për 23 shoqata që po monitorojnë ecurinë e procesit të reformës në drejtësi”, theksuan drejtuesit e USAID, duke shtuar se sa i takon raportimit investigativ, po punohet me gazetarët vendor lidhur me përmirësimin e hetimit investigativ.

Edhe ministri Vasili theksoi se garancia e kapaciteteve të raportimit investigativ ka shumë rëndësi dhe nëse ky raportim nuk është profesional, ka rrezik të krijohen problematika në drejtim të perceptimit negative të publikut.

“Raporti në koalicionin e OJF-ve që do të monitorojnë reformën do të ishte mire të ndërlidhej edhe me organizatat e profesionistëve. Rolin e tyre e shoh si mbështetje dhe jo thjesht monitorues. Çështja është që të mos mjaftohen me informacione që janë publike dhe lehtësisht të aksesueshme, por të jetë pjesë aktive.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: investigimpetrit vasiliraportUSAID
Pas

Mungesa e Ramës në Kuvend, Paloka: Ka shkuar për qokë te ‘’Hakmarrja për Drejtësi’’ apo në spital te Shullazi?

Para

Ndërron jetë pak muaj pas skandalit seksual, ish-drejtori i Hekurudhave në Durrës, Genc Alizoti

Para
Ndërron jetë pak muaj pas skandalit seksual, ish-drejtori i Hekurudhave në Durrës, Genc Alizoti

Ndërron jetë pak muaj pas skandalit seksual, ish-drejtori i Hekurudhave në Durrës, Genc Alizoti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.