Për vdekjen e 15 vjeçares ruse në Ksamil kanë dalë detaje të reja.
Dyshohet se Ermal Fataj, pronari i një mjeti lundrues e ka goditur atë teksa po notonte. Prokuroria po merr në pyetje Ermal Fatajin, të dyshuar për vrasjen e 15-vjeçares.
Theksojmë se Fataj ka në pronësi një varkë me të cilën bën transportin e turistëve në ishujt e Ksamilit dhe dyshohet se ka shkaktuar edhe vdekjen e adoleshentes me mjetin e tij lundrues.
15 vjeçares i ishin gjetur plagë në kokë dhe trup dhe mendohet se i janë shkaktuar nga një mjet lundrues. (J.V/Shuplaka)