Faxweb.al mëson detaje nga dëshmia që ka dhënë Egliter Dosti në policinë e Gjirokastër, lidhur me dijeninë e tij për mbytjen në Vjosë të 17-vjeçarit Matias Rizallari, rreth 5 ditë më parë.
Nëse fillimisht Dosti kishte thënë se nuk kishte qenë me viktimën ditën kur kishte ndodhur ngjarja, pas presionit të ushtruar nga oficerët ai ka pranuar se ka qenë me Rizallarin, ndërsa kanë konsumuar dhe alkool.
“Isha me Matiasin dhe kishim pirë pak verë, unë e dija që ai nuk dinte not dhe i thashë hajde se të hedh unë tutje, pra për të kaluar lumin, pastaj nuk e pashë më”, është shprehur Dosti.
Ai është larguar më pas nga lumi, dhe nuk ka njoftuar as familjarët dhe as policinë për zhdukjen e 17-vjeçarit. Ndërkohë që burime bëjnë me dije se Rizallarit do t’i bëhet ekspertizë në morg, për të dalë në konkluzione më të hollësishme, lidhur me shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.
Ishte familja e të riut ajo që ka ngritur pretendime se pikërisht ai kishte vrarë Matiasin, pavarëisht se 17-vjeçarit nuk i janë gjetur shenja dhune.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post