Pas vdekjes së politikanit të njohur kosovar, Adem Demaçi ka reaguar edhe kryetaria eLSI-së, Monika Kryemadhi, duke shprehur keqardhje për këtë humbje të madhe.
Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, duke kujtuar veprën e të ndjeri Demaçi.
Sipas Kryemadhit Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu i cili fymëzoi tre bereza.
Statusi i plotë:
“Më trishtoi e mbushi me hidhërim e dhembje ndarja nga jeta e Adem Demaçit – monument i qëndresës shqiptare në Kosovë, frymëzimi i tre brezave të atdhetarëve shqiptarë në luftën për liri në ish-Jugosllavi: i Brezit 1968, i Brezit 1981 dhe i Brezit 1998.
Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu që i priu luftës që ndezi shpresën dhe besimin në idealin e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë referencë atdhetarie e përkushtimi për çështjen kombëtare.
Ai jetoi e luftoi si një kundërshtar i së keqes dhe do të mbetet kryeshenjë e pērballjes ngadhnjyese me të.
I ndrittë shpirti dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës dha gjithçka!”
(E.V/Faxweb.al)