Eshtë kërkuar arrestimi i mjekut nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu, i cili dyshohet si përgjegjës për vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova në muajin prill 2019, gati një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik.
Mësohet se vendimi për arrestimin e këtij mjeku është është marrë një ditë më parë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi.
Ai i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë. Kërkesa e prokurorit për arrestimin e mjekut është bazuar në një akt ekspertimi mjeko-ligjor, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu.
Por mësohet se edhe pse prokuroria ka nxjerrë një urdhër- arresti, mjeku nuk mund të arrestohet nga policia e Elbasanit, pasi ai është larguar në muajin gusht 2019 drejt Amerikës bashkë me familjen e tij.
Që prej ditës së parë familjarët e Anxhelës kanë hedhur akuza të forta në drejtim të mjekëve për neglizhencë, por duket se vonesa e nisjes së hetimeve, ka bërë që mjeku të kishte kohë në dispozicion dhe për tia mbathur jashtë vendit.
Pritet ndërhyrja e Interpol për të bërë të mundur arrestimin e tij, dhe ekstradimin më pas në drejtim të Shqipërisë, për tu përballur me akuzat.