Aktori i njohur Frank Vallelonga Jr është gjetur i vdekur në Bronx të Nju Jorkut.
Sipas mediave të huaja, trupi i pajetë i aktorit 60-vjeçar u gjet i braktisur jashtë një fabrike llamarine mëngjesin e hershëm të së hënës, 28 nëntor.
Deri më tani, shkaku i vdekjes së tij mbetet i panjohur, por të gjitha indikacionet tregojnë për një mbidozë droge sipas burimeve policore të raportuara nga New York Post.
Policia, raporton Variety, iu përgjigj një telefonate për një burrë të pavetëdijshëm në Bronx rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, ku gjetën Vallelonga pa ndjenja dhe të pavetëdijshme, por pa lëndime të dukshme.
Aktori, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin fitues të çmimit Oscar Green Book, ishte djali i Tony Lip, të luajtur nga Viggo Mortensen në filmin në fjalë. Vallelonga në film luajti rolin e xhaxhait të Rudy Vallelonga .
Autopsia e urdhëruar nga policia, e cila po heton rastin, do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.