I akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak ka vdekur në spital. Praljak piu helm në Tribunalin e Hagës vetëm pak pasi gjykata e shpalli fajtor dhe është fokusuar nga kamerat e pranishme.
Pak orë më vonë ndërroi jetë në spital. Sipas mediave të huaja, Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Seanca përfundimtare u nderpre, pasi ish-zyrtari i ushtrisë kroate, piu helm.