Një doktor 58 vjeçar me kombësi gjermane i cili jetonte dhe punonte në Londër pas shfaqjes së simptomave të Covid-19 refuzoi urdhrat e vetë-izolimit dhe më vonë u gjet i vdekur pranë apartamentit të tij në Berlin, duke shkaktuar alarm se mund të ketë infektuar të tjerë gjatë fluturimit të tij nga Anglia.
Më 25 mars ai udhëtoi drejt Berlinit, ku ka të afërm dhe zotëron një apartament në zonën Babelsberg në periferi të kryeqytetit.
Prej të premtes ai nuk i përgjigjej më telefonatave kur dhe u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Babelsberg.
Analizat postmortem tregonin se vërtetë vuante nga Covid-19.
Çështja ka shkatuar zemërim në komunitet derisa ka dalë me deklatarë edhe kryebashkiaku i Potsdam “Jam i nevrikosur,” tha kryebashkiaku i Potsdam, Mike Schubert, “Ishte një doktor që i njihte rreziqet dhe përsëri shkon e përzihet me turmat në disa shtete, një njeri që vepronte pa përgjegjshmëri”, shtoi ai.
Autoritetet Gjermane dhe Britanike kanë kaluar këtë javë duke ndjekur kontaktet e mundshme të doktorit të vdekur duke u fokusuar tek fluturimi i 25 marsit.