Një djalë 16 muajsh ka ndërruar jetë në makinën ku u la për orë të tëra nga babai i tij, i cili kishte harruar ta linte në çerdhe para se të shkonte në punë. Siç raportohet babai shkoi të punonte ku dhe parkoi makinën në një parking të kompanisë dhe harroi foshnjen brenda. Ndërsa pasdite ai mori një telefonatë nga gruaja e tij, e cila shkoi të merrte djalin nga çerdhja, por u informua se ai nuk kishte qenë aty.
Megjithatë ambulanca me ekipet e shpëtimit ka shkuar në vendngjarje, por ishte tepër vonë foshnja kishte vdekur. Po ashtu babai u dërgua në spital, pasi pësoi tronditje të rëndë. Bëhet me diej se makina nuk ka qenë e parkuar në vende me hije dhe temperatura brenda mjetit mund të kenë arritur deri në 47 gradë.