00:38 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj: Do të largohen nga rrugët të gjitha mjetet e braktisura

18:19 | 30/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj: Do të largohen nga rrugët të gjitha mjetet e braktisura

Të gjitha automjetet e braktisura nga pronarët e tyre apo ato të cilat janë të bllokuara për efekt hetimi, do të largohen nga rrugët e kryeqytetit. Kështu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak vendimin për të pastruar rrugicat e Tiranës nga këto mjete.

“Makinat e aksidentuara, për efekt hetimi, duhet të ruhen disa muaj. Disa mund të kenë edhe vite, në varësi si kanë shkuar ato gjyqe. Momentalisht komisariatet nuk i mbajnë dot, ka një mbingarkesë aty dhe parkohen në Kinostudio, buzë “Marubit”, që sa herë që ka një festival filmi, apo qoftë dhe kalimi i autobusëve dhe i mjeteve, duket si një zonë lufte. Bëhet fjalë për të hequr nga Tirana edhe ato makina që mund t’iu jetë bërë pluhuri nga 3 gisht dhe nuk i del njeri për zot sepse o janë braktisur, ose mund të jenë në emigracion, dhe rrinë poshtë pallateve.

Bëhet fjalë për të pastruar jo vetëm atë segment të rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, por për të pastruar nga të gjitha rrugicat e Tiranës makina dhe mjete të braktisura. Sapo të kalojë ky vendim, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një pastrim total të Tiranës, sidomos në këtë fazë ku kemi mbërritur, ku na duhet çdo vendparkim dhe me turistët e shumëfishuar, dhe me makinat me qira, që janë tërë kohën në lëvizje, është bërë vërtetë një emergjencë”, deklaroi Veliaj.

Pas

Qeveria sllovene e dërgon në Parlament propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Para

Biden vizitë 4 ditore në Francë, bisedime me Macron për mbështetjen e Ukrainës

Para
Biden vizitë 4 ditore në Francë, bisedime me Macron për mbështetjen e Ukrainës

Biden vizitë 4 ditore në Francë, bisedime me Macron për mbështetjen e Ukrainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.