Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj jo pak herë e kemi parë që në daljet e tij publike të bëjë gjithçka. Të bëjë ‘’selfie’’, të luajë me fëmijët, të bëjë guzhinierin apo edhe të marrë lopatën e të mbushë gropat e pemëve.
Dje e kemi parë në një tjetër rol. I pranishëm në një takim të organizuar nga Bashkia e Tiranës me disa nga edukatoret e kryeqytetit Veliaj ka shfaqur një tjetër ‘’talent’’, atë në kërcim.
Është parë të kërcejë napoloni, apo dhe kërcime nën ritmet e muzikës së huaj. Duket se Veliaj është i aftë të bëj gjithçka për ca foto më shumë. Ajo që nuk dihet është fakti se pse është organizuar ky takim, pavarëisht vlerësimit që të gjithë ne kemi për edukatoret.
Një darkë në një nga lokalet e Tiranës mund të kushtojë jo pak, e sidomos kur paguhet nga taksat e banorëve të kryeqytetit. Madje madje aq shumë është ”nxehur” situata sa nëse sheh foto kupton që Veliaj ka hequr edhe trikon e veshur sipër këmishës. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post