18:15 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Veliaj inaguroi me qejf ”Unazën e Madhe”, banorët me lot në sy bllokojnë rrugën: Na lanë pa shtëpi

13:21 | 14/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj inaguroi me qejf ”Unazën e Madhe”, banorët me lot në sy bllokojnë rrugën: Na lanë pa shtëpi

Vetëm pak ditë më parë Erion Veliaj inaguroi unazën e re të Tiranës. Ndërsa sot dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës, si pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Protestuesit kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, pasi kjo e fundit do ndërtojë një rrugë të re, por duke prekur 153 shtëpi. Prishja e këtyre ndërtesa pritet të fillojë sot pasdite.

153 banesat janë me leje nga bashkia por banorët thonë se janë kundër projektit dhe i druhen shpronësimit të padrejtë.

Protestuesit janë ulur këmbëkryq në rrugë tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik.

“Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë”- thotë një nga protestueset me lot në sy.

“Sot i erdhi fundi durimit. Kemi 4 muaj që presim. Na është premtuar dëmshpërblim. Ka banesa që janë bërë para viteve 90 dhe me leje ndërtimi. Na trajtoni si gjithë të tjerët. Na jepni lejen e legalizimin dhe hajdeni bëni çfarë të doni këtu. Ne nuk dinim fare që do vinin fadromat. Na është premtuar nga Erjon Veliaj që do trajtohemi me një VKM të veçantë”- thonë banorët.

Ndërkohë që një nga të moshuarat kërcënon qe do vrasë veten nëse nuk gjendet një zgjidhje.

“Do vras veten se nuk kam çfarë bëj, jemi 6 veta në familje dhe unë nuk kam as lek me çfarë të transportoj plaçkat, jetojmë vetëm me pensionin tim. Për 15 vite shteti ishte në gjumë tani na vijnë thonë që shtëpitë nuk legalizohen. Nuk largohemi derisa të gjendet një zgjedhje”- tha një e moshuar.

Ata janë të vendosur për vijimin e protestave deri në zgjedhjen e problemit të tyre.

Duhet thënë se shumë prej projekteve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë së Tiranës janë shoqëruar me pakënaqësi të shumta në rradhët e banorëve. 

Banorët e Selitës protestat e tyre i kanë nisur që në fillimet e ndërtimit të Unazës së Madhe. Madje një vit më parë ata thonin se ishin të izoluar, ndërsa kaosi dhe përmbytjet ishin ato që i shoqëronin çdo ditë.

Sjellim në vëmendje që rruga e bllokuar nga protestuesit, është rruga ku Kryeministri Edi Rama kalon për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. (E.K/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2773″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

 

 

Etiketa: Erion Veliajunaza e madheVeliaj
Pas

Veliaj: Mbajtëm premtimin, në një fushë të braktisur mbeturinash ndërtuam një shkollë të re

Para

Vjen dorëheqja e parë nga LSI, cili drejtor vendosi të largohet nga posti

Para
Vjen dorëheqja e parë nga LSI, cili drejtor vendosi të largohet nga posti

Vjen dorëheqja e parë nga LSI, cili drejtor vendosi të largohet nga posti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

Bashkia e Elbasanit: 95% e zjarrit në landfill është shuar, ka vetëm gaz dhe avull

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.