Në prag të votimit të vendeve anëtare të BE për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë në një tjetër artikull promo, kësaj here në gazetën gjermane Die Welt.
Artikulli i medias gjermane fokusohet tek transformimi që ka pësuar Tirana gjatë mandatit të tij në vazhdimësi, siç shkruhet në artikull, të projektit të nisur nga Rama për Tiranën:
“Puna e Ramës për transformimin e qytetit po vijon fuqishëm nga pasardhësi i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kujdes kur takon Veliajn, me “këshillojnë” ata që e njohin, përndryshe do të të vërë të mbjellësh ndonjë pemë, e ka me shumë qejf atë projekt. Kur mbërrita, zbulova se pemët e asaj dite i kish mbjellë që në mëngjes. Veliaj, 38 vjeçar, i veshur me një jelek prej djaloshi, brof në këmbë në zyrën e tij 100 m2, të mbushur me suvenire, dhuratë nga delegacionet, dhe modele dizajni arkitekture. Ngjan si kënd lodrash, ku vijnë me kërshëri fëmijët.”
Por një detaj duket se i ka shpëtuar kryebashkiakut në prezantimin e punës së vet e të qeverisë për Die Welt.
Kjo lidhet me çështjen e nxehtë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një strukture të re, arkitekt i së cilës do të jetë danezi Bjarke Ingels.
Die Welt shkruan se Bjarke Ingels ka projektuar ndërtesën e re që do të përfshijë edhe mjedise shopping duke konfirmuar edhe një herë zërat se godina e Teatrit Kombëtar do jetë brenda një qendre tregtare.
“Një ditë më parë, Veliaj, së bashku me Kryeministrin, prezantuan planin për një Teatër të ri Kombëtar në qendër të qytetit. Ylli danez i arkitekturës Bjarke Ingels ka projektuar ndërtesën në disa etapa, që e transformojnë zonën me mjedise zyrash e shopping-u.”-thuhet në shkrim.
Qëndrimi i gazetës Die Welt nuk përkon me deklarimet e Veliajt, Ramës dhe Kumbaros se projekti përfshin një ndërtesë të re dhe të ndarë për Teatrin Kombëtar.
VIDEO-Deklarata e Veliajt për Teatrin Kombëtar:
(F.G/Faxweb.al)
Artikulli i gazetës gjermane: Die Welt
EU-Anwärter: Make Albania great again – WELT
Der albanische Premierminister Edi Rama war an diesem Mittwoch bei Angela Merkel in Berlin. Mit dem ihm eigenen Charme warb der ehemalige Basketballer und Künstler im Kanzleramt um Unterstützung für die baldige Aufnahme von Beitrittsverhandlungen der EU mit seinem Land. Tatsächlich wächst die albanische Wirtschaft, eine von der EU dringend angemahnte Justizreform wurde auf den Weg gebracht.