06:29 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi, rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në urgjencë

09:22 | 23/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Vendimi, rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në urgjencë

Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e pagave për punonjësit me arsim të lartë dhe infermieristikës në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.  Sikurse duket prej një riorganizim të pozicioneve të punës, duke qenë se tashmë ky është një shërbim tërësisht i reformuar. Për pasojë, ai zëvendëson pagat e punonjësve të Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopterë, që ka funksionuar deri më tani.

Ka një ndryshim të grupit të pagës nga 13000 që ishte deri më tani, në pagën e grupit 14000 lekë. Ndërkohë që sa i takon shtesës për pozicion për mjekët, ajo do të jetë 48200 lekë plus 2 për qind shtesë për vjetërsi pune. Po ashtu, sipas ndryshimeve, mjekët do të kenë edhe një shtesë për kushte pune prej 2000 lekësh.

Trajnimi

Ndërkaq, Vendimi i Këshillit të Ministrave sjell edhe një risi sa i takon trajnimit të personelit mjekësor, personelit paramedikal dhe publikut të gjerë. Ato do të kryhen nëpërmjet veprimtarive të trajnimit që organizohen nga vetë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ose në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë apo qendrat spitalore.

Sipas VKM-së, në rastet kur punonjësit e personelit mjekësor (me arsim të lartë) të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore marrin pjesë në veprimtaritë e trajnimit, (si për personelin mjekësor, ashtu edhe për personelin paramedikal dhe publikun e gjerë), të cilat organizohen nga vetë qendra, për çdo orë mësimi 60-minutëshe përfitojnë trajtim me pagesë.

Më konkretisht, trajnerët me më pak se 10 vite punë në profesion do të përfitojnë një pagesë 750 lekë për orë, ndërsa trajnerët me më shumë se 10 vite punë në profesion përfitojnë një pagesë 1 500 lekë për orë.

Vendimi i qeverisë saktëson se trajnerët, të cilët janë punonjës të personelit mjekësor (me arsim të lartë) të QKUM-së e përfitojnë këtë pagesë deri në 200 orë në vit.

Ndërkohë që, në rastet kur trajnerët janë bashkëpunëtorë të jashtëm nga Universiteti i Mjekësisë apo nga qendrat spitalore, pagesa për orë do të jetë e njëjtë me trajnerët e brendshëm të qendrës. Efektet financiare të këtij vendimi do të fillojnë nga data 1 janar 2017. /Gazetashqiptare (MD/SHUPLAKA)

Etiketa: infermieremjekrriten pagat
Pas

Deklaratat në Beograd, ministri kosovar Hoxhaj nxjerr ‘’zbuluar’’ Ramën

Para

Mariah Carey ‘’ndez’’ Krishtlindjet, mësoni suprizën për fansat (VIDEO)

Para
Mariah Carey ‘’ndez’’ Krishtlindjet, mësoni suprizën për fansat (VIDEO)

Mariah Carey ‘’ndez’’ Krishtlindjet, mësoni suprizën për fansat (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.