Në Përmet po zhvillohet një protestë për 100 vjetorin e At Stath Melanit pasi prifti i kishës nuk i lejon që të zhvillojnë meshë në këtë kishë në nderim të të rënit. besimtarët janë të revoltuar dhe ndodhen para kishës dhe nuk largohen derisa të hapet kisha që të kryejnë meshën.
Kujtojmë që At Stath Melani është prifti që është vrarë nga grekët pasi mësonte në qytetin e Përmetit shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe për përmetarët. Prifi aktual nuk lejon që të kryhet mesha dhe ka kyçur derën. Besimtarët me shkallë po mundohen të kalojnë muret e larta të kishës për të hyrë brenda.
“Pa na sundojnë grekët. Kërkojmë që për shenjtorët tanë që luftuan për një kishë kombëtare shqiptare, për një kishë ku predikohet gjuha shqipe. Ne ata duam t’i kujtimë brez pas brezi”, shprehet të revoltuar besimtarët. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=RrQCngGI2Nk
https://www.youtube.com/watch?v=WgEaSPxWW0s