Pavarësisht se ku mund të renditet në kampionat, ekipi që fiton kompeticionin e “Europa League” mund të luajë në “Champions League”. Kjo sipas trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, nuk është një gjë e mirë sepse e dëmton kampionatin, sipas tij ekipi që pretendon të shkojë në Champions League duke fituar trofeun e Europa League, në një moment mund të heqë dorë nga kampionati. Venger thotë madje se Manchester United që fitoi trofeun e Europa League nuk duhet të luajë në Champions League.
“Kam qenë gjithmonë kundër. Me përjashtim të Manchester United, çdo ekip i mëparshëm që fitonte trofeun e Europa League, ishte një skuadër e cila ishte eliminuar më parë nga Champions League. Nuk mund të zhvillosh një sezon duke menduar se mund të kualifikohesh në Champions League duke fituar Europa League. E gjithë kjo mund të ketë një ndikim në kampionat.
Nëse një skuadër në një kohë të caktuar të sezonit ndodhet në një pozicion të favorshëm për të fituar Europa League, në krahasim me arritjen mes katër vendeve të para në kampionat, kjo gjë mund ta detyrojë që të heqë dorë nga kampionati për tu përqëndruar në maksimum te Europa League. Por, kjo zgjedhje rezulton me kompromentim të rregullshmërisë së kompeticionit”, deklaroi Ëenger.
(B.H/Shuplaka)