Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive me partnerët nga pozita dhe opozita. Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin”, theksoi Veseli për RTK-në. “Qytetarët tanë nuk e meritojnë të jenë të izoluar”, tha kryeparlamentari.
Veseli nuk tregoi se në cilën ditë do të mbahet seanca për demarkacionin, por tha se javën e ardhshme Këshilli Evropian mban një takim dhe gjatë kësaj jave duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të zihet hapi në institucionet e BE-së.
Demarkacioni është dhe një nga kushtet e BE-së për Kosovën për të marrë liberalizimin e vizave. (B.H/Faxweb)