Gruaja e mbretit maroken Lalla Salma është quajtur ndryshe edhe “princesha fantazmë” pasi prej 2 vitesh nuk është parë në publik
Misteri rrethon mbretërinë 41-vjeçare, dhe pse përflitet se ajo u tërhoq nga jeta publike që pas divorcit.
Lalla dikur ishte pjesë e rregullt e skenës mbretërore ndërkombëtare – dhe madje priti Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit gjatë një vizite në vitin 2011.
Por që nga paraqitja e saj e fundit në publik në 2017, ajo nuk është parë më.
Princesha u pa për herë të fundit në New York në një foto të postuar më 18 shtator nga Mehdi Benkirane – themelues i Shoqatës së Mbretit Mohamed VI.
Princesha u fotografua me fëmijët e saj dhe rojet e sigurisë pranë Central Park. Më herët ajo ishte parë në Greqi në muajin korrik, ndërsa kalonte kohë me djalin e saj, Princin Moulay Hassan në Sporades.
Princesha u takua me mbretin Mohamed, 55 vjeç, në një festë në 1999 dhe u martua disa vjet më vonë.
Asaj iu dha një titull, i emërtuar dhe fotografuar në publik, diçka e padëgjuar më parë në traditën marokene.
Ata kanë dy fëmijë së bashku dhe kohët e fundit është përfolur shumë se janë divorcuar, por kjo kurrë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Është raportuar se Princesha ka zemëruar familjen e burrit të saj duke veshur pantallona në publik dhe duke mos vënë shaminë.
Ka zëra se ajo po jeton në ekzil në SHBA, por ka pasur edhe zëra se ajo ndodhet në ishullin grek Kea me vajzën e saj./The Sun