Seanca finale për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla do të zhvillohet në 6 qershor.
Pas dy seancave, asaj të 16 majit ku Llalla s’kishte dijeni për mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Apelimit, dhe të sotmes ku ish-kryeprokurori kishte dërguar një prokurë të posaçme, seanca e radhës do mbahet në 6 qershor.
Trupa gjykuese përbehet nga pesë gjyqtarë mes të cilëve dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, Sokol Como, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa relator i çështjes është caktuar me short gjyqtari, Luan Daci.
Ish-kryeprokurori Llalla u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post