18:52 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetëhelmimi i Adelës, flet babai i djalit të akuzuar: Nuk donin se jemi egjiptian, djali im i pafajshëm

15:27 | 09/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëhelmimi i Adelës, flet babai i djalit të akuzuar: Nuk donin se jemi egjiptian, djali im i pafajshëm

Prej disa ditësh në Berat, por dhe më gjerë flitet për vethelmimin e 15 vjeçares, Adela Caci, banore e fshatit Duhanas në Berat.

Drejtori i shkollës, Refik Koci, përjashton çdo shenjë bullizmi ndaj vajzës gjatë qëndrimit të saj në shkollë. Koci ja ka lënë në dorë drejtësisë, shkaqet e ngjarjes që i mori jetën vajzës, të cilën e cilëson si nxënse të mirë, pozitive dhe që nuk shfaqte shenja bullizmi.

Po kështu dhe shoqet e vajzës, shprehen se ajo ishte shumë e dashur dhe e qeshur dhe  sipas tyre nuk kishte asnjë motiv ti jepte fund jetës.

Sipas babait të djalit, që akuzohet për kanosjen e Adela Cacit, Ilirjan Kovaci tha që dy të rinjtë kishin një raport bashkë, ndonëse ende të vegjël dhe mund të lidheshin më vonë.

Kjo nuk është pranuar nga prindërit e vajzës për shkak të racës.

“Ishin në shkollë bashkë. I kam parë dhe vetë nja dy apo tre herë jashtë shkollës. Për gjërat e tjera nuk di gjë. Mua më vjen keq për familjen e vajzës sepse unë e mendoj atë si vajzën time. Ja kemi lënë në dorë drejtësisë, por djali im është i pafajshëm. Nuk përputheshin karakteret,  ata nuk donin sepse ne jemi komunitet egjiptian. Po të ishte gjallë ne do ta donin si vjzën tonë,  si nusen e djalit tonë. Babai i vajzës i tha djalit tim para pallatit, që  nuk ke punë me vajzën time”, u shpreh Kovaci.

Adela Çaci, nxënëse e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit, në kushte të rënda psikologjike, helmoi veten para dy ditësh.

Adoleshentja kishte disa ditë që merrte mesazhe kërcënuese nga një bashkëmoshatar i saj, D.K, po nxënës i së njëjtës shkollë, i dërgonte 16-vjeçares mesazhe elektronike në telefon, ku i kërkonte para në këmbim të mospublikimit të një filmimi që posedonte në telefonin e tij. 17-vjeçari dyshohet se kishte të ruajtur në telefon një video, ku Adela Çaçi shfaqej në momente intime me të dashurin e saj.

Ndërkohë Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me iniciale, D.K, 16 vjeç nga Berati, që kanosi me publikimin e materialit filmik të natyrës intime të miturën Adela Çaci, e cila e gjendur në këtë trysni i dha fund jetës pak ditë më parë.

Etiketa: Adela CaciIlirjan Kovacivethelmimi i adela cacit
Pas

“Do t’ju tregoj diçka personale”, Basha rrëfen sekretet me të rinjtë e Pogradecit (VIDEO)

Para

VIDEO/ Klevis Belliu fitoi lirinë, por çfarë tha ai në sallën e gjyqit

Para
VIDEO/ Klevis Belliu fitoi lirinë, por çfarë tha ai në sallën e gjyqit

VIDEO/ Klevis Belliu fitoi lirinë, por çfarë tha ai në sallën e gjyqit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

KQZ merr vendimin: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.