02:33 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vetëm kllounët e besojnë Ramën”, Genc Sejko: Askush nuk do të rrisë fëmijët e tij në Shqipëri! (Video)

12:53 | 18/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vetëm kllounët e besojnë Ramën”, Genc Sejko: Askush nuk do të rrisë fëmijët e tij në Shqipëri! (Video)

Aktivisti Genc Sejko, i rikthyer pak ditë më parë në Shqipëri, ka qenë sot në Fax News për të komentuar zhvillimet më të fundit në vend, teksa tha se sheh një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve.

Sejko u shpreh se askush nuk kërkon që të rrisë në Shqipëri fëmijët, sa kohë që në vend bisedat për blerjen e votave kryhen nga kryeministri dhe zyrtarët më të lartë të qeverisë.

“Ishte pak me humor kur unë thashë që erdha në Shqipëri dhe nuk gjeta as zgjedhje dhe as protesta, unë jam optimist dhe mundohem që të shoh më të mirë, shoh një ndërgjegjësim më të madh se ajo që lashë në fundin e vitit të kaluar, kur isha për herë të fundit në Shqipëri.

Njerëzit e kuptojnë që meritojnë më shumë, veçanërisht për shkak të vuajtjeve që ka kaluar si popull, nuk e di nëse e ka sjellë kriza ndërgjegjësimin apo ndërgjegjësimi krizën.  

Një lidhje e politikës me krimin në ato nivele është shumë e tepruar, kush do të donte që të rriste fëmijët këtu, kur dëgjon deputetë, kryetarë bashkie dhe kryeministrin e vendit tënd, që diskuton lirshëm për blerjen e votave, ku kërcënohen njerëzit”, u shpreh Sejko.

Më tej aktivisti u shpreh se sheh me shumë shqetësim faktin që përgjimet konsiderohen normale, dhe se qeveria ule në një tavolinë me krimin e organizuar.

“Një qytetar në Britaninë e Madhe as që do ta diskutonte dorëheqjen e kryeministrit, ndërkohë që te ne gjërat janë shumë më ndryshe, ne duhet të bëjmë një përpjekje për tiu thënë njerëzve që të reagojnë. Unë e shoh me shumë shqetësim, veçanërisht normalizimin e skandalit, që gjërat bëhen sikur janë normale.

Përveç disa qesharakëve, ose klounëve të pallatit mbretëror, të gjithë e shohin që lidhjet e kësaj qeverie me krimin janë shumë më të thella se kanë qenë ndonjëherë më parë. Idetë e mija janë shumë më liberale se ato të djathta, nuk besoj se bëhet fjalë më për të qenurit në opozitë, të kërkosh që kryeministri i vendit të mos bëjë pazare votash është një koncept universal. Nuk e ka fajin opozita që qeveria ulet në tavolinë me krimin e organizuar dhe diskuton për blerjen e votave, të gjitha këto janë shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës”, u shpreh Sejko.

I pyetur nga ana e gazetares Armela Ferko lidhur me protestën me të cilën u prit sot Rama në Londër, Sejko tha se në një masë të madhe emigrantët shqiptarë në Britani kërkojnë ndryshimin.

“E përgëzoj protestën që është bërë në Londër, edhe pse pashë që aty drejtohej nga kreu i PD-së atje, po në kontaktin që unë kam me emigrantët e tjerë atje, në masën 80% kërkohet një ndryshim”, tha më tej aktivisti.

Sejko u shpreh dhe lidhur me ndryshimin e sistemit, që sipas tij nuk e zgjidh të gjithë problemin, pasi duhen protesta në mënyrë që qeveria të rrëzohet. Ai tregoi se të premten do të jetë pjesë e protestës së opozitës së bashku me artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Shpresojmë që të mos jemi ne rasti që të bëhemi shembull për rikthimin e vizave. Nëse Hollanda kërkon rikthimin e vizave, atëherë harrojë se ajo mund të votojë për çeljen e negociatave me Shqipërinë”, u shpreh më tej Sejko.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: genc sejkosejko i ftuar ne fax news
Pas

FOTO/ ‘Ik o debile se na çmende’, Aulona Musta i kthehet keq ndjekëses

Para

Flakët përfshijnë pallatin në Elbasan, ngrihet helikopteri për të shpëtuar banorët (VIDEO)

Para
Flakët përfshijnë pallatin në Elbasan, ngrihet helikopteri për të shpëtuar banorët (VIDEO)

Flakët përfshijnë pallatin në Elbasan, ngrihet helikopteri për të shpëtuar banorët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.