Pas deklaratës së babait të Estref Halilit se gjendja e rënduar psikologjike është bërë shkak për ndërmarrjen e aktit të rëndë, kanë reaguar autoritetet e burgut.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, 22-vjeçari Estref Halili, i cili u prangos pasi u kap me disa gramë drogë dhe një thikë, nuk kishte shfaqur shenja të depresionit. Veç kësaj, ai nuk kishte pasur as pretendime lidhur me kushtet në qeli.
Më tej, autoritetet e burgut bëjnë të ditur se Estref Halili, i cili u fut në paraburgim më 26 dhjetor, fliste shpesh me shokët lidhur me dënimin.
“Estref Halili nuk kishte shfaqur shenja depresioni dhe as nuk ka shfaqur pretendime lidhur me kushtet në qeli. Ai thjesht hyri në tualet dhe u vonua, gardiani e gjeti të varur. Tentuam ta mbajmë në jetë por nuk mundëm. Po hetojmë për zbardhjen e ngjarjes”, shprehen burimeve të burgut.
Pak përpara këtij reagimi, babai i 22-vjeçarit u shpreh se i biri ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike pasi u kap me sasi të vogël droge që e konsumonin shokët e tij. Ardian Halili tha se Estrefi u dënua ndërkohë që ka të tjerë që trafikojnë drogë me kamion e s’u ndodh gjë. (XH.A/SHUPLAKA)