Rastet e dhunes në familje në vendin tonë janë të shumta. Çdo ditë dëgjojmë ‘’burri rrahu gruan’’, ‘’dhunë në familje për motive të dobëta’’ etj, etj. Lajmi që na vjen sot nga Dibra flet për një dhunë zinxhir në familje.
Dy shtetas janë arrestuar nga policia e këtij qyteti nën akuzën e ‘’Dhunës në familje’’. Ata kanë marrëdhënie familjare mes tyre.
Bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, por më pas vëllai i saj e kishte marrë hakun duke rrahur kunatin. Përfundimi, të dy nën prangat e policisë.
Liridon Fishti 34-vjeç ka rrahur gruan e tij, ndërsa më pas në konflikt është përfshirë edhe kunati i tij Nezim Manuka 33-vjeç. (E.K/SHUPLAKA)