17:28 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje flet për një “As nën mëngë”

19:13 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë

Kosova po kalon një krizë politke që pas rrëzimit të qeverisë Kurti gjatë seancës së mosbesimit në Parlament. Qeveria e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovës, u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga ish-aleatet, Lidhja Demokratike e Kosovës. Tashmë çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të shprehet në fund të këtij muaji nëse LDK do të ketë të drejtë për të formuar qeveri të re apo vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zv. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se  VV ka mbetur e vetme përballë partive të tjera të cilët në dy dekadat e fundit kanë bashkë qeverisur me njëra-tjetrën.

Lidhur me sjelljen e Presidentit, Hashim Thaçi ajo u shpreh se kreu i shtetit ka tejkaluar të gjithë kompetencat dhe ka kryer shkelje të Kushtetutës. “Ai madje ka folur për përbërjen e qeverisë së re si dhe është munduar të ndërhyjë për krijimin e një qeveri të re”, shtoi zv. kryetarja e Kuvendit.

Ajo tha se gjithçka ka qenë e kurdisur nga Presidenti Thaçi pasi dekreti i është dërguar LDK-së vetëm dy minuta para se të  përfundonte orari zyrtar i punës ndërsa letrat që janë dërguar për formimin e qeverisë së re nuk janë bërë publike.

Tashmë, janë dy çështje që VV ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese për Thaçin, e para ka të bëjë me thirrjen e presidentit për të mos iu bindur rregullave të qeverisë për COVID-19 si dhe dekreti për formimin e qeverisë së re. Znj. Nagavci tha se VV do ta njohë vendimin e gjykatës, por shtoi se çështja është dërguar dhe në Komisionin e Venecias.

“Ne besojmë se të gjithë argumentet janë në anën tonë pasi presidentin ka tejkaluar kompetencat e tij dhe dekreti është antikushtetues. Por sidoqoftë pa paragjykuar se cili do të jetë vendimi final i gjykatës, ne presim që cili do të jetë aktgjykimi i fundit me shpresën dhe besimin se vendimi do të jetë në anën tonë.Trazirat socialiste nuk i konvenojnë askujt dhe sidomos VV-së që ka dalë parti e parë në zgjedhjet e fundit. Sa i takon të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore, ne besojmë se kjo është një e drejtë e qytetarëve. Është një numër i madh që ka pakënaqësi si dhe ka pasur dhe iniciativa për të thirrur protestë, por situata ku ndodhemi, mendoj se është shumë mirë që gjykata mori masën për pezullimin e dekretit dhe nuk pati nevojë për protestë”, deklaroi përfaqësuesja e VV-së.

Znj. Nagavci tha se, VV në zgjedhjet e fundit mori 29 deputetë, ndërsa aktualisht në grup ka 30 deputetë. Ndërsa LDK e cila mori 28 deputetë, nga këta vetëm 24 e kanë votuar mocionin e mosbesimit, duke filluar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që ka qenë me votuara bashkë me tre deputetë të tjerë,”, tha znj. Nagacvi.

 

Etiketa: krijimi i qeverise se reLevizja VetevendosjeSITUATA POLITIKE NE KOSOVE
Pas

“30 euro dita për punën në Greqi”? Gazetari paralajmëron punëtorët shqiptarë para nisjes

Para

‘Qeveria hapi pothuajse gjithçka më 4 Maj’, mjeku shqiptar në Greqi i dhuron 4500 tuba ‘Falcon’ ISHP-së: Si paraqitet e ardhmja pas pandemisë

Para
‘Qeveria hapi pothuajse gjithçka më 4 Maj’, mjeku shqiptar në Greqi i dhuron 4500 tuba ‘Falcon’ ISHP-së: Si paraqitet e ardhmja pas pandemisë

'Qeveria hapi pothuajse gjithçka më 4 Maj', mjeku shqiptar në Greqi i dhuron 4500 tuba 'Falcon' ISHP-së: Si paraqitet e ardhmja pas pandemisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.