“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Me sa duket Albin Kurti ka vendosur të marrë votëbesimin në parlament në lidhje me formimin e qeverisë së re pa një marrëveshje të paktën të deklaruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë ditën e sotme ai është takuar në kryesinë e Kuvendit me përfaqësues të minoritetit përfshirë edhe listën serbe për të diskutuar rreth veprimevedhe nismave që do të çojnë në formimin e qeverisë së re.
Ndërkohë, me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00, ndërsa në ditët në vijim do të mësojmë nëse kjo është një njëfar mënyre një taktikë e Kurtit për të ushtruar presion mbi LDK-në, një marrëveshje që mbase nuk është deklaruar publikisht ose më e keqja e mundshme për të, një tentativë nga e cila rrezikon edhe formimin e qeverisë duke mos mundur kështu të bëhet kryeministër i Kosovës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post