Pak minuta më parë u njoftua se Partia Demokratike, ka depozituar në SPAK një padi penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetorë që përfshijnë emrat e disa kryebashkiakëve apo ish-kryebashkiakëve, ministra dhe tdrejtues insitucionesh të rëndësishme.
Ndërkohë pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Durrës nga ku ka deklaruar se pas 2 mujash nga tërmeti i 26 Nëntorit, situata vijon të mbetet dramatike.
“Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike.
Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti!”, shkruan Basha përkrah videos ku takohet me banorët e prekur nga tërmeti në qytetin bregdetar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)