05:31 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vetingu në ‘provën e zjarrit’, nën shqyrtim ‘21 Janari’ dhe ‘Gërdeci’. 3 PROKURORËT e parë në sitë

13:16 | 23/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetingu në ‘provën e zjarrit’, nën shqyrtim ‘21 Janari’ dhe ‘Gërdeci’. 3 PROKURORËT e parë në sitë

Ka nisur procesi i Vetingut dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Pa frikë mund të themi se kjo do të jetë dhe prova e zjarrit, pasi në shqyrtim pritet të jenë dosjet më të nxehta të 2 dekadave të fundit. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzgjedhur 15 dosje për tre prokuroret Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.

Të tre këta nuk janë emra të panjohur, dhe duket se procesi i Vetingut do të kalojë “provën e zjarrit”. Koçaj dhe Selmani kanë qenë më herët dhe kandidatë për të zënë vendin e kreut të Përgjthshëm të Prokurorisë.

Tashmë Arqile Koçaj është emëruar në krye të Njësisë së Dekriminalizimit në institucionin qendror të akuzës.

Ndërkohë prokurori i tretë i zgjedhur për të kaluar procesin e Vettingut është  Sokol Stojani. Ky prokuror  ka pasur nën hetim dy dosje mjaft të nxehta, siç ishte ajo e Gërdecit ku mbetën të vrarë 26 persona. Po ashtu së bashku me Sokol Malajn, Stojani ka qenë dhe në krye të hetimeve për 21 Janarin.

Më tej ai ka marrë postin e Drejtorit të Zyrës së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, post i cili iu besua nga  ish-kryeprokurorja Ina Rama. Asokohe ai u përfol në media dhe si krahu i djathtë i saj.

Pas ardhjes në detyrë të Ardiatik Llallës, Stojani është zhveshur nga postet drejtuese, duke mbetur prokuror.

Artur Selmani nga ana tjetër u bë hit në rrjet në kohën kur kandidonte për postin e kryeprokurorit pasi në deklaratën e tij të pasurisë, kishte disa mijëra euro që justifikoheshin si të ardhura nga llotot.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: prokuroreVetingu
Pas

“Sikur të kisha qëndruar më gjatë”, rrëfimi rrëqethës i burrit që fjeti 6 ditë me gruan e vdekur

Para

NASA publikon fotot surreale, yjet janë kaq afër jush (FOTO)

Para
NASA publikon fotot surreale, yjet janë kaq afër jush (FOTO)

NASA publikon fotot surreale, yjet janë kaq afër jush (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.