I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë avokati Jordan Daci për të diskutuar për zgjedhjet lokale dhe situatën politike në vend.
Ai ka diskutuar ga ana juridiksionale dhe ligjore sa i përket kodit zgjedhor dhe raportit ka ai ai tashmë me situatën e politikës, djegien e madateve dhe kërkesën e vazhdueshme për tëq shktyrë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
I pyetur nga gazetarja e Fax News, Klaudja Karabolli, për hapësirat që ka Kushtëetuata lidhur me problematikat akutale në politikën shqiptare, Daci ka sqaruar:
Ka një keqkuptim për mënyrën si shprehet Kushtetuta dhe se si zgjedhin ta interpretojnë të tjerët. Kushtetuta thotë që zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet jo se mandate zgjasin 4 vjet.
Ekziston mundësia që Presidenti Ilir Meta të mund të ndryshoj dekretin e tij dhe të ketë një datë të re brenda vetë këtij limiti që i ka vënë kodi zgjedhor që është nga 15 shtator deri në 30 nëntorë. Ky do të ishte maksimumi i ushtrimit të një kopetence presidenciale. Të jemi të sinqertë Kushtetuatat e të gjithë vendeve të botës nuk do të ishin aq të detajuara sa të gjenin një zgjidhje për çdo problem të tillë.
Më tej avokat Daci ka vijuar:
Mendoj që Presidenti Ilir Meta me nje interpretim logjik mund të marrë dhe një vendim duke dekretuar një datë të re për zgjedhjet. Kjo gjë nuk ka se ku të kundërshtohet se duhet të kesh Gjykatë Kushtetuese, ndaj nëse Presidenti e dekreton diçka të tillë askush nuk mund ta kundërshtojë në mungesë të kësaj gjykate.
Sa i përketë shpërndarjëes së Parlamentit dhe rastet e mundëshme se kur kjo e fundit mund të bëhet Jordan Daci tha:
Normalisht që Kuvendi duhet të ketë 180 deputet sepse të gjithë zgjedhËsit kanë të drejtë të përfaqsohen. Minimuni që ndodh nëse ezaurohet e gjithë lista e deputetëve duhet të kesh domosdoshmërisht zgjedhje të pjesshme.
Më herët Presidenti Metas është shprehur i gatshëm për të lënë mandatin në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Lidhur me këtë avokati e ka interpretuar më tepër si mesazh për palët e dyta politike.
“Presidenti nuk është palë por ka dashur të jap një mesazh për palët politike me qëllim që të gjendet një zgjidhje. Por e gjithë kjo, dorëzimi i mandatit nuk do ishte një zgjidhje e krizës, sepse nuk do të kishte më kontroll mbi Kuvendin apo dhe shumë problem të tjera.”
Ndërkohë sa i përketë deklaratave të Metës për EURALIUS, është e pranueshme në optikën e Dacit.
“Deklaratën e presidentit për këtë cështje e shikoj si një shqetësim për cështje të rëndësishme. Mos të harrojmë që ne e dim rolin vendimtarë që ka bërë presidenti meta, ky shqetësim është legjitim. “
Lidhur me vettingun dhe tendecat për ta kontrolluar atë nga palë të dyta Daci tha: Forcat politike kanë ndikim kudo në Shqipëri. Unë ndërkombëtarët i kam parë dhe i shoh gjithmonë si ndërmjetësues. Unë e shoikoj pozitivisht reagimin e Metës. Ky koment kërkon një reflektim të ri politik. Jam plotësisht dakord që reforma është një rrezik shumë i madh për disa politikanë që e kanë bazuar karrierën e tyre tek afetat korruptive.
Gjithë njerzit po mundohet që të shohin problemin tek ndëtkombëtarët, po ne vetë kemi ndonjë problem? Ne duhet ti bëjmë analizë vetës dhe gjithë detyrave tona.
Në mbyllje të fjalës së tij avokati Daci ka folur dhe për qeverinë tranzitore.
“Duhet të kemi parasysh që Kushtetuata funksionon për aq kohë sa ka ekuilibër, por kur kemi përplasje sociale ndryshon puna. Unë mendoj që kemi plotë modele, duke filluar nga an ai i 97’, formatet mund të jenë nga më të ndryshmet. Qeveria tranzitore mund të kishe një mbështetje të gjerë. Unë mendoj që nëse ekziston vullneti politik gjithçka zgjidhet.
Unë mendoj që të zgjedhim njerëz që kanë dinjitet dhe jo një figurë politike. Jo emra që thonë urdhro si urdhron, kështu do të krijojmë besim
Në këtë mënyrë ne fitojmë besimin sepse kjo krizë është një krizë e keqe por e shikoj si një mundësi për të shpëtuar nga kjo trazicion banal i viteve të fundit. “
Discussion about this post