Pas lëvizjes më të fundit në radhët e akuzës, shkarkimit të kreut të Prokurorsë së Krimeve teë Rënda, Besim Hajdarmataj dhe caktimit nga kryeprokurorja Marku, te drejtueses se re Donika Prela, ka reagur dhe gazetari i kronikës, Flamur Vezaj.
Vezaj shkruan se Hajdarmataj në 17 vite karrierë, ka qenë vetëm shef në institucionin e akuzës, dhe sipas tij nuk mban mend ndonjë rast për t’u kujtuar dhe vlerësuar, vetëm sa numëron lidhjet shoqërore dhe aferat mes drejtuesve.
Ndërkohë që për zëvendësuesen e Hajdarmatjat, prokuroren Donika Prela, gazetari shkruan se ajo është ish shoqe e Arta Markut njëherazi me lidhje nepotike mes tyre, mes tjerash, Prokurorja Prela është po ajo që mbajti mbi një muaj dosjen e Adriatik Llallës dhe nuk bëri asnjë veprim hetimor.
Sipas Vezajt u emërua prokurorja që i pushoi dosjen djalit të Gramoz Rucit dhe shume “Rucave” tjerë në Durrës në veçanti dosjet e kryetarit Vangjush Dako për shkak të njohjeve të bashkëshortit të saj me cilësinë e “ndërtuesit” në Durrës e Tiranë.
Shkrimi i plotë
Largimi nga detyra i drejtuesit të Krimeve të Rënda paska bërë zhurmë në Tiranë! Po pse habiteni, ai ishte në atë rrugë prej kohësh. Si mund të rrinte në krye të një institucioni të rëndësishëm një Prokuror që ka 17 vite vetëm drejtues?! Po, 17 vite karrierë, vetëm shef në institucionin e akuzës që është qelbëzuar!
E me çfarë suksesi gjatë këtyre viteve?!
Unë nuk mbaj mend ndonjë rast për t’u kujtuar dhe vlerësuar. Vetëm se ishte i besuar i Theodhori Sollakut, Ina Ramës dhe, në fund sivëllait të tij Adriatik Llallës dhe që vazhdon e mbahet me dosjen “Tahiri”. Po ku ishte ky zotëria para se të plaste “bombën” Italia etj., etj.
Po pse nuk reaguat kur me firmën e tij pushoi dosjet e ministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve, kriminelëve, trafikantëve, e “super policëve” kultivues të drogës, apo grupeve të strukturuara kriminale që blinin e vidhnin vota, e shumë të tjera.
Sa për dosjen “TAHIRI” aty janë 4 prokurorë dhe u deshën të kalonin mbi 6 muaj që të kujtohet të marrë në pyetje badigardët e Tahirit. Veç kësaj, prisnit që Adriatik Llallën ta hetonte ky?
Gjithsesi, suksese në jetë dhe në zbardhjen e dosjes që ke në dorë.
Po kush erdhi në vend të mos-Besimit? U komandua prokurorja Donika Prela, ish-shoqja e klasës së Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, njëherazi me lidhje nepotike mes tyre. Mes tjerash, Prokurorja Prela është po ajo që mbajti mbi një muaj dosjen e Adriatik Llallës dhe nuk bëri asnjë veprim hetimor. Ajo që në Prokurorinë e Durrësit ishte zv/drejtuese në kohën e Adriatik Llallës dhe e besuara e ish-drejtuesit të prokurorisë se Durrësit Agron Gjana, atij që ambasada e USA ia ndaloi hyrjen në SHBA. U emërua prokurorja që i pushoi dosjen djalit të Gramoz Rucit dhe shume “Rucave” tjerë në Durrës në veçanti dosjet e kryetarit Vangjush Dako për shkak të njohjeve të bashkëshortit të saj me cilësinë e “ndërtuesit” në Durrës e Tiranë.
Por që pas nisjes së punës nga ana e komisionerëve të Vetingut dhe emërimin e Donika Prelës në nivele drejtuese, kompania e bashkëshortit ka shpallur falimentin. Uroj të justifikojë pasurinë para komisionerëve të Vetingut.
Por, unë vazhdoj të jem skeptik në komandimet e Arta Markut, pasi është përqendruar vetëm te një grup njerëzish, shok e shoqe klase dhe me të cilët ka punuar, duke mos ju dhënë mundësi të tjerëve, që janë të shumtë, me vullnet të mirë e të ndershëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend!
Sa për kujtesë, në Durrës u komandua nga Prokurorja e përkohshme në pozicionin e drejtueses prokurorja Anita Jelle, po shoqja e klasës së saj në Shkollën e Magjistraturës dhe njëherazi bashkëshortja e këshilltarit të saj personal.
*Autori është gazetar i Kronikës që ka mbuluar Prokurorinë
(M.Q/Faxweb)