01:53 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ 8.2 kg kanabis në makinë, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Ersekë (EMRAT)

10:46 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ 8.2 kg kanabis në makinë, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Ersekë (EMRAT)

Në Ersekë, u arrestuan Gjergji Bendo 26 vjeç, Lentin Sulo 29 vjeç, Mikel Kurtiqi 19 vjeç. U shpallën në kërkim G.D dhe K.P. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me drejtues Gjergji Bendon u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sipas informacioneve të policisë ata prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike. Ata bashkëpunonin së bashku për të transportuar dhe shitur lëndë narkotike në zonat  brenda dhe përreth Ersekës.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Finalizohet faza e katërmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, kanë finalizuar me sukses fazën e​ katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

– G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas

“20,000 njerëz u vranë atje”, Putin viziton papritur Mariupolin, tashmë 10 muaj i pushtuar nga rusët

Para

Korçë/ Vënia e basteve sportive, arrestohet 38-vjeçari, procedohet një 26-vjeçar

Para
Korçë/ Vënia e basteve sportive, arrestohet 38-vjeçari, procedohet një 26-vjeçar

Korçë/ Vënia e basteve sportive, arrestohet 38-vjeçari, procedohet një 26-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.