Thethi që prej muajit dhjetor vijon të jetë i bllokuar nga dëbora . Ky problem i shoqëron banorët e kësaj zone çdo vit të cilëve u duhet të qëndrojnë të izoluar për rreth 5 muaj.
Nderkohe vijon qe te jete i bllokuar aksi rrugor prej 16 km nga Qafthore deri ne Theth .
Aksi prej 16 km Qafore-Theth është totalisht i bllokuar, ç’ka bën që banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për t’u lidhur më Shkodrën,
Ata përdorin rrugën nga Mali i Shoshit, një aks rrugor i cili përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit dhe mungesës së investimeve prej vitesh
Nga ana tjetër banorët e zonës së Thethit bëjnë apel të përsëritur qeverisë për hapjen e rrugës që bën të mundur lëvizjen e tyre drejt fshatit turistik