Banorët e 5 fshatrave në Njësinë Administrartive Kaçinar po protestojnë kundër ndërtimit të HEC-ve që po ndërtohen në zonën e tyre.
Si shkak i protestës, policia dhe FNSH kanë ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës. Banorët kërkojnë ndalimin e punimeve nga firma.
Në protestë ka prezënce të madhe të policisë, për shkak se banorët kanë paralajmëruar përshkallësim të protestës dhe largim me çdo kusht të mjeteve të firmës, e cila është rifutur pa leje në zonë dhe ka nisur punimet.
Banorët janë konfrontuar me punëtorët e firmës duke mos lejuar vijimin e punimeve.
“Nuk keni vend këtu, zhduki një orë e më parë. Ndaloni punimet vet. Doni me na marrë gjënë më të shenjtë. Jeni mashtrues.Kaçinari nuk shtypet dhe as nuk shkelet. Nuk tërhiqemi edhe pse do të na burgosin. Turp për policinë.”– u shprehën banorët.