Komisionet hetimore parlamentare jane mjete qe perdoren nga pakica per te kontrolluar veprimtari te shumices, ndersa Rama e ka kapur edhe kete “ishull te papushtuar” dhe e ka kthyer ne te kundert.
Me te ashtuquajturit “deputete te opozites se re”, ai po ushtron presion ndaj institucionit te President te Republikes dhe me ane te mjeteve te propagandes qe i ka ndertuar vete, trumpeton se po zbaton ligjin. Nga ana tjeter ka futur ne loje dhe “Komisionin e Venecias”, per t’i lene ne dore “pataten e nxehte”, qe gjoja kjo histori eshte edhe me te huaj.
E gjitha kjo ne fakt, behet per te hequr vemendjen nga kriza e thelle politike qe ka kapluar vendin prej kohesh dhe qe ka vetem nje pergjegje, pengmarresin popullor, Edi Rama.