Teksa deputeti demokrat Luçiano Boçi po fliste për skandalet në fushën e mjekësisë dhe tenderat abuzivë, ish-ministri Beqaj e kishte marrë me qejf situatën, ai gjen kohën edhe për të shkrepur një foto me të.
‘’Se kur them unë që ju nuk i shihni ato materialet, më vjen keq që jua them. Se erdhi dhe Beqaj tani, se kam hallin e 38 miliardëve the ti, ndërkohë 20 miliardë i merr në vit vetëm Vilma Nushi për check up-in se e doja Beqajn vetëm për këtë gjë. Dhe bëri mirë që erdhi, ndërkohë që po të ishin shtuar te buxheti i arsimit, sot do ishim 5%. Dhe s’do kishim këto probleme.
Pra si do ndikojë buxheti i 2018-s. (Në këtë moment Beqja afrohet për të bërë ‘’selfie”)Po Tirana klloun kishte në qeverisje, për të bërë gallatë. Lekët i merrte në forma tjera kështu që normal të tilla gjëra di të bësh, se për ministër e ndrite. Ato shkrapjet i qan ti”, u shpreh Boçi.
Momenti ka kaluar me të qeshura, po ajo që të mbetet në mendje është fakti se ish-ministri duket se nuk çan kokë nga akuzat.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post