Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka deklaruar se gjysmat e institucioneve arsimore në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e mësimit.
“Kjo qeveri nuk ka kohë të qeverisë vendin! “Kumbari” kryeministër dhe kabineti i tij të ardhur në pushtet nga paratë e drogës e kanë harruar punën pasi u duhet të menaxhojnë skandalet që çdo ditë po u plasin në dorë. Shqipëria tani ka nevojë për njerëz që punojnë. LSI me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, në alternativën e saj për arsimin, ka gati një hartë të shkollave prioritare që kërkojnë ndërhyrje, rikonstruksion apo të ngrihen nga e para.”, shprehet Mehmetaj.
Më tej ajo shprehet se ka një lutje për Ramën dhe Tahirin dhe për të tjerët si ta: “Ndërkohë që organet ligjzbatuese bëjnë detyrën për tju vënë përpara drejtësisë, bëni sevap ca nga ato milionat e eurove që keni fituar nga droga për të ndërtuar ndonjë shkollë të re. Kështu, ndoshta ndihmoni pak edhe veten, duke pastruar disi shpirtin nga gjithë dëmet që i keni bërë shqiptarëve”.
REAGIMI:
Dimri ende nuk ka ardhur me gjithë egërsinë e tij, megjithatë shkollat në Shqipëri kanë filluar të ndjejnë të ftohtin dhe errësirën. Më shumë se gjysmat e institucioneve arsimore në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e mësimit. Dritat dhe ngrohja konsiderohen luks, pasi një pjesë e madhe e godinave ku zhvillohet mësim nuk kanë dyer e dritare dhe muret janë duke rënë nga lagështia dhe mungesa e investimeve.
Pavarësisht situatës së rënduar, qeveria e narkoshtetit nuk ka asnjë plan/strategji zhvillimore për të ndihmuar këtë sektor kyç për shoqërinë.
Edhe këtë vit buxheti dedikuar arsimit është qesharak, i ndërtuar pa vizion dhe pa prioritete. Qeveria është e pazonja të flasë për investime konkrete. I vetmi bilanc që mund të bëjë është sasia e drogës që shpërndahet nëpër oborret e shkollave.
Kjo qeveri nuk ka kohë të qeverisë vendin! “Kumbari” kryeministër dhe kabineti i tij të ardhur në pushtet nga paratë e drogës e kanë harruar punën pasi u duhet të menaxhojnë skandalet që çdo ditë po u plasin në dorë.
Shqipëria tani ka nevojë për njerëz që punojnë. LSI me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, në alternativën e saj për arsimin, ka gati një hartë të shkollave prioritare që kërkojnë ndërhyrje, rikonstruksion apo të ngrihen nga e para.
Një lutje kam për Ramën, Tahirin dhe të tjerët si ta…
Ndërkohë që organet ligjzbatuese bëjnë detyrën për tju vënë përpara drejtësisë, bëni sevap ca nga ato milionat e eurove që keni fituar nga droga për të ndërtuar ndonjë shkollë të re. Kështu, ndoshta ndihmoni pak edhe veten, duke pastruar disi shpirtin nga gjithë dëmet që i keni bërë shqiptarëve.
❗️1 muaj 5 milionësh (euro) i Tahirit është baraz me 5 shkolla të reja!
❗️Imagjinoni 1 muaj të kryeministrit Rama… (J.V/Faxweb)