Forca të shumta speciale si Renea, FNSH kanë zbarkuar këtë të premte në qytetin e Elbasanit. Mjetet janë parë të stacionuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan.
Burime zyrtare nuk konfirmojnë qe kemi të bëjmë me ndonjë operacion të rëndësishëm.
Megjithatë e gjitha mbetet për t’u parë, pasi nuk është hera e parë që policia tregohet e rezervuar për median.
Kujtojme se vetëm një dite më parë u arrestuan 8 shtetas si pjesë e nje grupi kriminal kontrabandimi nga vendet e treta, kryesisht shtetas sirianë.