Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet në lagjen “15 Tetori”.
Automjeti ka qenë i parkuar para pallatit. Sipas dëshmive pronari i automjetit kishte vëtëm një orë që kishte parkuar dhe më pas është ngjitur në banesë bashkë me familjen e tij.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”.
Policia në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=1NJTiZGFtcg&feature=youtu.be