Lionel Messi është kryqëzuar nga kritikat për shkak të eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Amerikës.
Gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Mineairo”, djali i dytë i Lionel Messit, Mateo, e “vodhi” të gjithë vëmendjen e publikut
Argjentina pësoi disfatë me rezultat 2-0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit, ndërsa 5 herë fituesi i “Topit të Artë” dështoi sërish duke mos shënuar në këtë ndeshje.
Në një intervistë të mëparshme, Lionel Messi kishte bërë të ditur se djali i tij i dytë, Mateo, është më i “djallëzuari” nga të tjerët dhe veprimet e tij të fundit e dëshmojnë këtë.
https://www.youtube.com/watch?v=VfUiQ9QPkaU